Zëdhënsi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka përmes një statusi në Facebook ka treguar se në Telekom janë shpikur 200 vende pune e që shumë prej tyre as që kishin të bëjnë me ndërmarrjen publike.
Këto komente, Manxhuka i ka dhënë duke u bazuar në një deklaratë të dhënë për media të ushtruesit të detyrës së drejtorit teknik të Telekomit.
“Nga u.d i drejtorit teknik të Telekomit kuptuam se mbi 200 pozita (tituj) të punës janë shpikur kot, dhe shumë punësime që nuk kanë të bëjnë fare me fushën e Telekomit, si muzikant, piktor etj”, ka shkruar ai.






