Në të 50-at por nuk vërehet, Vera Ora tregon nëpër çfarë ka kaluar gjithë këto vite

Vera Ora po feston sot ditëlindjen e 53-të.

Nëna e këngëtares së famshme botërore, Rita Orës, ka mbushur 53 vjeç por po ndihet më e re se anjëherë.

Vera, me profesion psikiatre, ka kaluar nëpër shumë vështirësi gjatë jetës së saj, por nuk e ka humbur asnjëherë pozitivitetin/

Ajo madje po përkujdeset shumë edhe për pamjen e saj dhe gjithmonë shfaqet me shumë stil, sidomos në fotografitë që publikun në Intstagramin e saj personal.

Sot, me rastin e ditëlindjes së saj, ajo ka shkruar një postim ku tregon se si një person duhet ta dojë veten dhe jetën.

“Nëse si unë edhe ju i keni mbijetuar asaj që keni menduar se do të ju vrasë, vëni vetes në kurorë, nuk ju duhet leje nga askush! Nëse njerëzit nuk mund të ju durojnë atëherë ata nuk janë njerëzit tuaj. Besoni në vete! Po festoj ditëlindjen time dhe urime për të gjithë Bricjapët tjerë”, ka shkruar Vera në fotografinë ku shihet me një kurorë në kokë.
https://www.instagram.com/p/BstqhGxHCH8/?utm_source=ig_web_button_share_sheet
https://www.instagram.com/p/BsHIK8QACBi/?utm_source=ig_web_button_share_sheet