Në Superligë sot zhvillohet vetëm një ndeshje

Pas pushimit ndërkombëtar shkaku i ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020, ndeshjet e ligave janë rikthyer.

Sot (e shtunë) në kuadër të Superligës së Kosovës zhvillohet vetëm një ndeshje.

Është skuadra e Flamurtarit që në shtëpi pret Drenicën, në përballjen që fillon nga ora 14:00.

Kjo ndeshje është e rëndësishme për të dy skuadrat, që renditen poshtë në tabelë, në një zonë që nuk siguron mbijetesën.

Flamurtari pas nëntë ndeshjeve numëron tetë pikë, ndërsa Drenica, dy pikë më shumë, dhjetë.

loading…