Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë, përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar për gjendjen e fundit, ku 46 pacientë janë duke pritur rezultatet e testeve për COVID-19 shkruan ballkani.info

Në Spitalin e Gjakovës janë të hospitalizuar 64 pacientë, të cilët po trajtohen për koronavirus.

Nga këta 64 të hospitalizuarit, 18 prej tyre janë pacientë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Ndërkaq, 20 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi. /Ballkani.info/