Task-Forca

Në sitë 204 farmaci, rishikim licence për 79 subjekte

204 farmaci kanë kaluar në sitë, që nga ngritja e Task-Forcës.

Për 90 subjekte janë marrë masa administrative pasi kanë tregtuar barna pa recetë, ndërsa për 79 të tjera rishikim licence.

“Nuk do të ketë asnjë tolerancë për farmacitë që abuzojnë me shëndetin e qytetarëve. Masat do të përshkallëzohen, jo vetëm gjoba por edhe heqje licence për subjektet që shkelin rregullat”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në panairin mjekësor Medical Expo.

Më konkretisht:

38 subjekte “Tregtimi i barnave pa recetën e mjekut”

34 subjekte “Mungesa e recetave të ekzekutuara sipas klasifikimit”

10 subjekte “Farmacia tregton barna pa pullën e kontrollit të lëshuar nga AKBPM-ja”

7 subjekte “Mosrespektimi i kushteve të ruajtjes dhe tregtimit me pakicë të barnave”

Task-Forca për kontrollin e barnave do shtrihet në të gjithë vendin, për të garantuar siguri për qytetarët. Task-Forca u ngrit nga Ministria e Shëndetësisë më 13 shtator.