Në Shqipëri të shqetësuar me numrin e kosovarëve që po shkojnë për pushime

Gushti ka arritur shifrat e shpërndarjes së COVID-19, diçka e pranueshme deri diku për shefin e Urgjencës Kombëtare nga shtimi relativ i turistëve që pushojnë në brigjet e vendit tonë.

Sërish problemi qëndron në mos respektimin e masave parandaluese. “ Traditat tona të puthjeve edhe përqafimeve nuk duhet të vijojnë, e transportojnë me siguri infektimin. Jemi në një periudhë ku masat janë shumë më të lehta, dhe sërish nuk respektohen. Nuk ruhet asnjë lloj distance, shihet në çdo kronikë të plazheve.

Bratajn e preokupon në veçanti transporti publik, por edhe ai turistik që vjen nga një zonë ku koronavirusi ka një shpërndarje edhe më të lartë se në Shqipëri.

“Kosova ka përqindje infektimi shumë më të lartë. Më preokupojnë autobusët që vijnë nga Kosova, por nga Ballkani në përgjithësi, sepse do të thotë që ka persona që për të paktën tri orë ndodhen në një ambient të mbyllur, që nuk ventilohet siç duhet. Pa mbajtjen e maskës, transmetimi aty është i sigurt”, deklaron mjeku për A2.