Shi në Shqipëri

Në Shqipëri sot reshje shiu në disa zona

Vijon paraditja me kthjellime dhe vranësira kalimtare në veri dhe zonat qendrore.

Por vranësira të shpeshta dhe shira të izoluar do të ketë në jug dhe zonat lindore.

Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në ultësirën perëndimore ndërsa vranësirat në zonat malore duke rrezikuar shira të dobët dhe të izoluar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante në mëngjes dhe mesditë duke luhatur në ekstremumet termike nga 6 në 28°C.

Era do fryjë mesatare deri e fortë gjatë paradites, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verilindor ndërsa në det vijon dallgëzim deri 3 ballë.