LAJMI I FUNDIT

Në Serbi “vlojnë” nga inati pasi që ambasadori amerikan tha se SHBA mbështetë transformimin e FSK-së në ushtri

Partia serbe “Zavetnici” ka reaguar sot pas mbështetjes që ambasadori amerikan në Prishtinë i dha Kosovs për të ecur tutje për formimin e Ushtrisë së Kosovës”.

Kjo parti nacionaliste serbe ka thënë se Ushtria e Kosovës “shkel drejtpërdrejt Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kërkon reagim nga institucionet kompetente shtetërore”, transmeton Ballkani.info.

“Beogradi duhet t’u kujtojë patronëve të Prishtinës se sipas të gjitha vendimeve të Kombeve të Bashkuara, ekzistenca dhe funksionimi i çdo grupi të armatosur të shqiptarëve të Kosovës, përfshirë të ashtuquajturën Forcë e Sigurisë së Kosovës”, thuhet në deklaratën e kësaj partie.

“I vetmi formacion legjitim i armatosur që ka mandat për të garantuar paqen dhe sigurinë e popullatës serbe dhe shqiptare është KFOR-i “obligimi i të cilit është të çarmatosë pa kushte çdo grup paraushtarak shqiptar që ndodhet në Kosovë në kundërshtim me Rezoluta 1244″.

“Është e papranueshme që qeveria në kohën kur serbëve në Kosovë po u krijohet një lloj i ri presioni dhe kërcënimi për sigurinë, po vepron në kundërshtim me interesat shtetërore dhe kombëtare dhe me kërkesën e ambasadorit amerikan  (për Serbinë) Christopher Hill, po tërheq njësitë e Ushtrisë Serbe nga vija administrative dhe po redukton buxhetin për ushtrinë dhe policinë”, thuhet në njoftim.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha dje se SHBA-të mbështesin transformimin dhjetëvjeçar të Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri, duke shtuar se ata “treguan pjekuri gjatë konfliktit në Banjskë”. /Ballkani.info/