Në qytetin serb të Kikindës është shfaqur një grafit i radhës fyes kundër shqiptrëve “Vdekje shqiptarëve”.
Këshilli i Qytetit të Ligës Socialdemokratike të Vojvodinës – Kikinda, e ka dënuar ashpër këtë grafit, i cili është shfaqur në një ndërtesë afër qendrës së qytetit, transmeton Ballkani.info.
“Në një hapësirë të qetë dhe etnike të Kikindës, njerëzit për më shumë se dy shekuj jetojnë bashkë dhe në paqe. Provokimi dhe thirrja për linçim në rrethin tonë është absolutisht e papranueshme”, ka vlerësuar nga LSV.
Grafite të tilla të shfaqjes së urrejtjes ndaj shqiptarëve ka vazhdimisht gjithandej Serbisë. /Ballkani.info/








