Në Serbi ‘plas’ si nëpër filma, pistoleta në kokë menaxherit të Armando Sadikut VIDEO

Menaxheri i Armando Sadikut është kërcënuar në mes të ditës me armë zjarri në një restorant në Beograd.

Nikola Damjanac ishte në një restorant në Beograd bashkë me familjen e tij, kur një person i është kundërvënë djali të tij Aleksa. Personi në fillim kaloi pranë tavolinës dhe më pas e ka qëlluar me shpullë atë. Ndërsa një tjetër person goditi me grusht menaxherin dhe ai që nisi sherrin ka nxjerrë pistoletën duke e mbushur dhe duke u bërë gati ta shkrepë.

Lajmi ka bërë xhiron e rrjetit në Serbi pasi Nikola Damjanac është një nga menaxherët më të njohur në Ballkan, i cili ka në menaxhim sulmuesin e Kombëtares.

Ky nuk është kërcënimi i parë për Damjanac të cilit i është kërkuar që mos jetojë në Serbi.

Ende nuk dihen shkaqet e sherrit.

https://video.syri.net/upload/videos/2019/04/dtjimTvmOD4xSUNXVjN8_29_8d40c2f341688ff7ba1fb88b1fe30ae8_video_360p_converted.mp4