Në rrjetin social Twitter, menjëherë u bë “popular” dhe si njoftim u shpërnda një video e betimit të nëntë anëtarëve të rinj të Listës Serbe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pasi dhjetë anëtarë dhanë dorëheqje në fillim të nëntorit, në përputhje me vendimin politik të Vuçiqit për largimin nga të gjitha institucionet në Kosovë deri në ndryshimin e vendimeve për ndëshkimin e pronarëve të veturave me targa ilegale dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe sipas Marrëveshjes së Brukselit.
Today, in the Assembly of the Republic of #Kosovo, the new deputies, from the Serbian List, took the oath.
— RTK – Radio and Television of Kosovo (@rtklivecom) November 17, 2022
See video: pic.twitter.com/dBfeRmHalI
Përdoruesit e Twitter më së shumti po shpërndajnë pamjet nga mediat e Kosovës, së bashku me tekstin e betimit në anglisht, raportojnë mediat serbe që hiqen si të pavarura nga ato të regjimit serb.
Parliament of Kosovo this morning
— Mike🦅 (@DardhaniaSacra) November 17, 2022
Serbian regime affiliated Lista Srpska MP’s take the parliamentary Oath of Allegiance to the Republic of Kosovo pic.twitter.com/2E1YKMNdSz
Në Twitter po ashtu janë deklaruar edhe politikanët serbë, si deputeti Janko Veselinoviq, nga grupi i të Bashkuar, apo Marina Komad, përfaqësuesja e Boris Tadiqit për media.
Srpska lista – Uđeš – izađeš i gotovo.
— Janko Veselinovic (@j_veselinovic) November 17, 2022
SNS i njihova lista na KiM pokazuju da nemaju elementarni politički moral. Doslednost, poena nula. Da su se tako ponašali Albanci danas ne bi imali ni autonomnu pokrajinu. Prevrtljivost u politici niko ne ceni. Čak ni protivnici.
“Lista serbe – Hyni – dilni dhe kaq. SNS dhe lista e tyre në Kosovë tregojnë se nuk kanë moral bazë politik. Konsistenca, rezultati zero. Nëse shqiptarët do të ishin sjellë kështu, sot nuk do të kishin as krahinë autonome. Askush nuk e vlerëson paqëndrueshmërinë në politikë. Madje as kundërshtarët”, ka shkruar deputeti serb, Veselinoviq.
Srpska lista se vratila u institucije? Jer im je ispunjen koji zahtev?
— Marina Komad (@MarinaKomad) November 17, 2022
Ili nijedan kao kada su napustili institucije 2017. da bi se onda isto tiho vratili? Zaboravilo se da je već vidjeno…https://t.co/oSFHumWu9O







