Christopher Hill

Në Serbi e duan të vdekur ambasadorin amerikan, shfaqet grafiti kërcënues në qendër të Beogradit

Në qendër të Beogradit janë shfaqur mbishkrime që i referohen vdekjes së ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill.

Mbishkrimi “Vdekje Christopher Hillit” është shkruar në godinën që ndodhet në cep të bulevardit Despoti Stefan dhe rrugës Cetinjska, transmeton Ballkani.info.

Nuk dihet se kush dhe kur e ka shkruar këtë mesazh.

Ky është kërcënimi i dyti në serinë e kërcënimeve që i drejtohen ambasadorit amerikan.

Kujtojmë se S.B nga Beogradi është ndaluar dy ditë më parë për kërcënime ndaj ambasadorit Hill. I arrestuari, siç dyshohet, ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, ndër të tjera, “Koha për një të shtënë të re të Gavrilo Principit direkt në kokën e okupatorit Christopher Hill…” Më pas është urdhëruar ndalimi për 48 orë. /Ballkani.info/