Në Serbi bëhet thirrje për mbylljen e televizionit të afërt me Vuçiqin, pasi shfaqi skena të rënda

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Nenad Mitroviq ka deklaruar se skena e marrëdhënieve seksuale, e shfaqur në ‘reality shoë-n’ e transmetuar në televizionin Pink, duhet të çojnë deri te shuarja e këtij televizioni, por është e qartë se Trupi Rregullues për mediat elektronike do të reagojë ‘butësisht’ ose nuk do të deklarohet fare.

Mitroviq në një deklaratë me shkrim ka theksuar se opinioni publik është mësuar që televizioni “Pink” “pa asnjë dënim çdo ditë shpërndanë urrejtje, gënjeshtra dhe pomovon të pamoralshmit”, megjithëse opinion është tronditur me skenat e marrëdhenieve seksuale, transmeton Ballkani.info.

“Ajo që po ndodh tashmë për vite të tëra mbrëmë vetëm sa kulmuar. Shfaqje e përshtirë e pornografisë në televizionin Pink ka për qëllim që të prodhojë përmbajtje që shumë lirë zbavit masën popullore, kurse fokusi i qytetarëve për të gjitha aferat të kësaj qeverisjeje të mbulohen me përmbajtje skandaloze të mediave që kanë mbulueshmëri nacionale”, ka theksuar ai.

Të kujtojmë se DS disa herë i ka bërë thirrje REM-it të reagojë për shkeljën e ligjit të mediave elektronike, por që më nuk ka iluzione që REM-i do të ndërmerr diçka për këtë rast.

Televizioni Pink njihet si media e afërt me pushtetin gati absolut të Aleksandar Vuçiqit. /Ballkani.info/