Në Rusi ndodhë edhe kjo: Për një postim të fotos nga martesa, çifti i sapomartuar dënohen me 25 vite burg së bashku

Gjykata ruse në Kalingrad ka dënuar bashkëshortët, Gorchakova Antonin Zimin me 13 vite burg, ndërsa Konstantin Antonets me 12 vite burg.

Aktakuza ndaj bashkëshortëve rusë, bazuar në Kodin Penal të Rusisë ishte cilësuar si tradhti e lartë dhe dëshmia kryesore e prokurorisë ruse, bazohej me postimin e fotos nga dita e martesës.

Foto për të cilën është dënuar çifti: Çifti i sapo martuar dhe oficeri i FSB-së, Maxim Denisenko (majtas pas çiftit)

Në foton e martesës që e kishte postuar çifti i martuar, foto e cila ju kishte kushtuar me burg, ishte edhe oficeri i Shërbimit Inteligjent Rus (FSB), Maxim Denisenko. Kjo foto ju kishte mjaftuar prokurorisë dhe gjykatës ruse që çiftin ta akuzonin dhe dënonin me burg.

Në aktakuzën e prokurorisë kishte edhe akuza tjera, si kinse qifti kishte bashkëpunuar me Shërbimin e inteligjencës Letoneze, akuza të cilat ishin hedhur poshtë nga qifti, por kjo i  kishte mjaftuar gjykatës që të dy së bashku te dënohen me 25 vite burg.

Ky dënim shpjegon më së miri si respektohen të drejtat dhe lirit e njeriut në Rusi dhe si funksionon drejtësia ruse, ku me një aktakuzë të ndërtuar nga hetuesit e FSB-së, mund të dënohet çdo qytetarë i Rusisë.