Për vdekjen e gjilanasit 26 vjeçar, Agon Musliu, përveç liderëve politikë kanë reaguar edhe qytetarët të cilët kërkojnë zbardhjen e rastit të kësaj tragjedie të ndodhur më 3 maj në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Një qytetar me emrin Arbnor Buzhala, ka publikuar në Facebook një fotografi të të ndjerit Musliu, me mbishkrimin “Drejtësi për Agonin”.

Në postimin e Buzhales kërkohet të mbahen protesta në rrjetet sociale, duke kërkuar që dikush të mbajë përgjegjësi për ngjarjen që ndodhi në konvikte.

Kujtojmë se Agon Musliu dyshohet se vrau veten pasi u hodh nga kati i katërt i konviktit ku po qëndronte pas kthimit të tij nga Gjermania.

Ndërkaq, thirrja që po i bëhet qytetarëve që të postojnë në profilet e tyre fotografinë e të ndjerit, shoqërohen me motot “DrejtësiPërAgonin”, “Duam Përgjegjësi” e “Ne Jemi Agoni”.