Në rrjetet sociale bëhet virale një video e Bora Zemanit, e cila tregon ndryshimin e saj në dukje me kalimin e viteve

Bora Zemani vazhdon të mbetet njëra ndër prezantueset më të pëlqyera për publikun.

Ajo është u kthye në një nga personazhet më të komentuar veçanërisht gjatë edicionit të parë të Big Brother VIP Albania, ku në vëmendje u vu lidhja e saj me konkurrentin e atij edicioni, Donald Veshajn.

Aq sa është përfolur për jetën e saj private, Bora ka qenë e përfolur edhe për ndryshimet e shumta që ka përjetuar me kalimin e viteve.

Bora Zemani (Foto: Bora Zemani/Instagram)

Së fundmi, në rrjetet social TikTok dhe Instagram po qarkullon me të madhe një video e prezantueses së njohur, e cila vë në pah ndryshimet e shumta që ajo ka pësuar ndër vite.

Vërehet qartë se Zemani ka pasur pak më shumë kilogramë vite më parë, gjersa edhe në fytyrë ndryshimet nga ajo si duket sot, janë mjaft të dukshme.

Bora Zemani (Foto: Bora Zemani/Instagram)

Ndërkohë në një video-selfie që ajo ka publikuar nga vetura e saj, Bora mund të shihet shumë më atraktive dhe me trup të bukur – ndryshim i cili mesa duket vjen me vendimin e saj për të bërë një jetë më të shëndetshme./Telegrafi/