Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Rahovecit, Përparim Krasniqi ka bërë të ditur se në këtë komunë sot janë përfunduar dy segmente të rëndësishme rrugore.
“Sot po përfundojnë dy segmente të rëndësishme rrugore në komunën tonë! Është përfunduar asfaltimi i rrugës “Pesëqindshi” në qytet, po vazhdon ndërtimi (asfaltimi) i rrugës që lidh dy vendbanimet Vrajak dhe Bratatin. Investime të qëndrueshme për lëvizje më të sigurt dhe zhvillim të barabartë! Vazhdojmë me përkushtim…”, ka shkruar ai. /Ballkani.info/







