Në qytetin ku lindi COVID-19, izolohen 1 milion njerëz shkak i rrezikut nga virusi

Pothuajse një milion njerëz në një periferi të Wuhan – qyteti qendror i Kinës ku u regjistrua për herë të parë koronavirusi – janë vendosur nën izolim.

Banorët e rrethit Jiangxia janë urdhëruar të qëndrojnë brenda shtëpive ose komplekseve të tyre për tre ditë pasi u zbuluan katër raste asimptomatike Covid.

Kina ndjek një strategji “zero Covid”, duke përfshirë testimin masiv, rregullat strikte të izolimit dhe bllokimet lokale.

Kjo ka rezultuar në shumë më pak vdekje sesa në shumë vende të tjera.

Por strategjia po përballet me kundërshtime në rritje pasi njerëzit dhe bizneset vazhdojnë të përballen me tendosjen e kufizimeve.

Në Wuhan, një qytet me 12 milionë banorë, testimi i rregullt zbuloi dy raste asimptomatike dy ditë më parë.

Dy raste të tjera u gjetën përmes gjurmimit të kontaktit, dhe menjëherë pas lëshimit të urdhrit të bllokimit.