Në Klinikën Infektive të hospitalizuar me koronavirus janë 55 raste, ndërsa prej tyre një pacient është në gjendje kritike.

Në njoftimi bëhet e ditur se nga 57 rastet e hospitalizuar në Infektivë, 55 janë me koronavirus.

Nga pacientë me koronavirus, 45 raste janë në gjendje stabile, 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Ndërkaq, në mjekimin intensiv ndodhet një pacient, i cili është në gjendje kritike, në ventilim mekanik.

Ndryshe, mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 32 raste të reja me koronavirus, duke çuar kështu në 763 numrin e personave të infektuar në Kosovë, ndërsa janë 21 viktima si dhe 166 persona të shëruar.

Njoftimi i plotë nga Klinika Infektive:

Bazuar në raportin e Klinikës Infektive, të datës 27.04.2020, në klinikë janë të hospitalizuar gjithsej 57 raste.

Prej tyre, me Covid-19, janë gjithsej 55 raste.

Gjendja e pacientëve është si vijon:

45 raste janë në gjendje stabile, 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv ndodhet një pacient, i cili eshtë në gjendje kritike, në ventilim mekanik.

Raport i hartuar nga Dr Sadije Namani, specialiste-infektologe.