Në protestën e thirrur nga Sali Berisha morën pjesë edhe mbështetës të VV-së

Protesta kundër nismës “Open Balkan” e thirrur nga ish-kryedemokrati Sali Berisha ka përfunduar pas rreth dy orësh.
Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha në fjalën e mbajtur në podiumin e protestës para kryeministrisë kundër “Ballkanit të Hapur”, tha se kumbari i kësaj nisme është miliarderi amerikan, George Soros.

Qindra qytetarë nga Shqipëria dhe Kosova janë mbledhur për të mbështetur Berishën. Mes tyre ishte një zotëri, i cili iu drejtua Berishës duke thënë: “Unë ty nuk të ndahem, do jem me ty. Ke shumë gjynahe po unë do ti marr bashkë me ty dhe ty nuk të ndahem.”

Mediat e Tiranë raportojnë se në këtë protestë ka pasur edhe mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje.