Në Prizren bëhet “gjurulldi”, agjencionet turistike lëshuan teste negative të Covidit, për mërgimtarët

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për dy raste të falsifikimit të dokumenteve, në Prizren.

Gjatë ditës së djeshme, policia ka arrestuar tre persona, pasi që të njëjtit dyshohet se ishin duke lëshuar teste PCR Covid19 të falsifikuara (negative), për qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës.

Raporti i policisë:

Prizren 24.08.2021 – 19:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti në një agjension turistik ishte duke lëshuar teste PCR Covid-19 të falsifikuara (negative) për qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës.

Gjatë kontrollit janë konfiskuar katër shtëpiza kompjuteri, një telefon mobil dhe gjashtë teste PCR të dyshuara për falsifikim. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Prizren 24.08.2021 – 17:45. Janë arrestuar një femër dhe një mashkull kosovarë nën dyshimin e bazuar se të njëjtit në agjensionin turistik ishin duke lëshuar teste PCR Covid-19 të falsifikuara (negative) për qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës.

Gjatë kontrollit janë konfiskuar pesë shtëpiza kompjuteri, tre telefona mobil dhe katër teste PCR të dyshuara për falsifikim. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.