Në pritje të 170 eurove, mijëra qytetarë po shikojnë sot fytyrën e vërtetë të deputetëve kosovarë

Dje në ora 10:00 ka nisur një seancë maratonike e cila po vazhdon edhe sot. Qytetarët mund të jenë ndjerë të zhgënjyer kur ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dështojë dje në parlament.

Por, qytetarët e zhgënjyer kanë një fije shprese sot për një temë tjetër. Ministria e Financave nuk ka mundësi të bëjë pagesat e pakos emergjente për mijëra qytetarë pa u bërë shikimi i buxhetit në parlament.

Shumë qytetarë, punëtorë të kategorive të ndryshme janë duke shikuar seancën e deputetëve që kanë 2000 euro pagë, për të marrë “mëshirën” 170 euroshe e cila iu takon.

Mbetet të shihet nëse deputetët kësaj radhe do të mendojnë për votuesit, qytetarët dhe taksapaguesit.