Në Prishtinë shënohet 3 vjetori i tentim grusht-shtetit në Turqi, marrin pjesë Pacolli e Haskuka

Me rastin e trevjetorit të tentimit për grusht shteti në Turqi, Ambasada Turke në Prishtinë organizoi ceremoninë “15 Korriku – Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar”.

Në këtë ceremoni Ambasada Turke në Prishtinë ka pritur mysafirë të shumtë, përfshirë, zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin, ministrin e Administratës Publike Mahir Yagcilar, kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, deputetë të Kuvendit të Kosovës si dhe përfaqësues tjerë të institucioneve turke dhe kosovare.

Para të pranishmëve, ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, tha se janë mbledhur për të përkujtuar 251 dëshmorët e rënë në sulmin terrorist dhe për të dënuar të gjitha organizatat terroriste, veçanërisht FETO-n.

“Në mbrëmjen e 15 korrikut 2016 jemi sulmuar duke u tradhtuar nga vetë njerëzit tanë të radikalizuar dhe robotizuar nga kjo organizatë terroriste, që prej vitesh ishin të fshehur nën maskën e lëvizjes arsimore të cilët në mënyrë të jashtëligjshme ishin infiltruar në të gjitha institucionet e rëndësishme shtetërore. Ne e mposhtëm këtë sulm terrorist falë rezistencës demokratike të popullit tonë, i cili u shfaq në sheshe dhe qëndrimit të liderëve politikë, e në veçanti presidentit”, tha Sakar.

Ai tha se e kanë parë si detyrë për të paralajmëruar të gjithë miqtë e Turqisë në veçanti Kosovën “kundër kërcënimit të strukturës së pistë dhe tinëzare të organizatës terroriste të FETO-s, e cila fshihet pas maskës së një lëvizjeje arsimore”.

“Jemi të kënaqur që shohim se këto paralajmërime janë marrë në konsideratë, fytyra e vërtetë e pistë e organizatës terroriste FETO është gjithnjë e më shumë e kuptueshme dhe vende të ndryshme dhe organizata ndërkombëtare kanë filluar ta deklarojnë si një organizatë terroriste. Si rezultat i bashkëpunimit tonë në luftën kundër organizatës terroriste FETO, shkolla dhe kurse të FETO-s në 36 vende janë mbyllur dhe Fondacioni Maarif i Turqisë ka marrë përsipër shkolla të FETO-s në 18 vende”, shtoi Sakar.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mufera Sinik tha se edhe në Kosovë është bashkëndjerë rezistenca e popullit turk më 15 korrik të vitit 2016 kur në Prizren një grup i madh qytetarësh kanë dalë për solidarizim në qendër të qytetit, pranë konsullatës turke në Prizren. /aa

loading…