Kupa e Botës në Katar, e 22-ta me radhë, fillon sot në orën 17:00.

Ndeshja hapëse është ajo mes skuadrës nikoqire, Katarit dhe Ekuadorit, shkruan Demokracia.com.

Dy orë para ndeshjes, tifozët e dy reprezentacioneve veçse kanë hyrë në stadiumin “Al Bayt Stadium” ku edhe do të luhet ndeshja e parë.

Faqja zyrtare e FIFA-s për Kupën e Botës ka publikuar fotografi të tifozëve në shkallët e stadiumit.

The atmosphere is building! 😁#Qatar2022 | #FIFAWorldCup pic.twitter.com/jpH28QL2Ze

— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) November 20, 2022

Sfida e parë mes Katarit dhe Ekuadorit i takon rrethi të parë të Grupit A.