Në prag të lindjes, Sara vendos ta mbajë një kujtim të veçantë nga shtatzënia

Sara Hoxha ka vendosur ta mbajë një kujtim të veçantë.

Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, së shpejti do të bëhen prindër.

Derisa ka mbetur edhe shumë pak kohë deri në lindjen e foshnjës, sigurisht se periudha e shtatzënisë do të mbetet më e veçanta për Sarën.

Ajo e ka formësuar me gips një pjesë të trupit të saj, përfshirë barkun shtatzënë dhe derisa e bënte këtë thotë se ndihej veçantë.