Xhudo

Në Pejë po mbahet kampi përgatitor

Xhudistet dhe xhudistët po përgatiten maksimalisht në kampin që po mbahet në Qendrën Nacionale në Pejë.

Atmosfera është e shkëlqyeshme.

Pjesëmarrësit e kampit do të garojnë në Kampionatin e Kosovës.

 “Me datë 14 – 20 janar në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë po mbahet kampi përgatitor me të gjitha klubet e xhudos në Kosovë.

Pjesëmarrësit në këtë kamp do të marrin pjesë në Kampionatin e Kosovës për senior me datë 20 janar të vitit 2024, si dhe do të përgatiten dhe përzgjidhen për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare për kadet, junior dhe senior”, njofton Federata e Xhudos së Kosovës. /Ballkani.info