Në Pejë, grabitje e armatosur si në filma, viktima goditet me kondak të revoles

Një grabitje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Pejë.

Policia ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka njoftuar se  i dyshuari mashkull kosovar i  ka kërkuar që të takohen me viktimën.

Pasi që janë takuar viktima ka hyrë ne veturën Audi pronë e të dyshuarit ku dy persona të panjohur, njëri nga ta i ka drejtuar armen dhe i ka mare telefonin  duke e goditur në fytyrë me kondak të armës.

Të dyshuarit më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.