BBVK

Në orët e vona – Santiana shihet duke i bërë masazh dhe duke e ledhatuar në fundshpinë Bucin

Santiana Maloku dhe Ylli Dervishi janë shndërruar në emrat më të përfolur në Big Brother VIP Kosova 2.

Kjo në bazë të disa videove që kanë qarkulluar në rrjete sociale, ndonëse ata janë shprehur miq të mirë.

Buci u pa duke ia prekur të pasmet bukuroshes nga Gjakova, teksa po qëndronin në një kolltuk në oborr.

Foto: Screenshot/X

Kjo u bë virale gjithandej në internet për faktin se të dy jashtë janë të lidhur.

E së fundmi në orët e vona, kur ata shkuan për të fjetur, u pa Santi duke i bërë masazh në fundshpinë.

Foto: Screenshot/X

Ajo e ledhatoi dhe i bëri masazh, përkundër se këto pamje po shihen në një mënyrë tjetër nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Sidoqoftë, pritet të shihet se çfarë do të thonë nëse këto pamje do të diskutohen në spektakël.

@shqiptaaaar #funny #fakesituation #game #bigbrothervipkosova #🔥 ♬ original sound – shqiptar