Protestë

“Ne nuk jemi bankomat!” Tirana përmbytet nga protesta e të rinjve

Protesta e studentëve në Tiranë ka arritur kulmin e saj, mijëra të rinj kanë mbushur të gjithë rrugën e Kavajës në numra që as partitë politike nuk arrijnë dot kurrë t’i mbledhin.

Mijëra të rinj qëndrojnë përballë Ministrisë së Arsimit në protestë kundër tarifës për provimet e mbartura në thirrje kundër qeverisë. Protestuesit kërkojnë këtë të enjte heqjen e menjëhershme të tarifës që rëndon mbi xhepat e tyre, duke i dhënë dhe një ultimatum të qartë qeverisë deri në orën 16:00 të kësaj të enjte.

Bashkohuni me këtë det të madh studentësh!#AnulloVendimin

Posted by Për Universitetin on Thursday, December 6, 2018

Protestuesit gjithashtu kanë kërkuar  kushte më të mira apo edhe shtyrjen e dhënies së pagesës për shkollën në janar. Në protestë ka nga të gjitha llojet e fakulteteve, duke nisur nga ai i Arkitekturës i cili e nisi tubimin dy ditë më parë e deri tek studentë të Universitetit Bujqësor në Kamëz.

Kerkesat e Studenteve:
Drejtuar: Ministrisë së Arsimit dhe Sportit,

Ministres së Arsimit dhe Sportit Lindita NikollaPërgatitur nga: Këshillat Studentore të Universiteteve Publike.Duke u nisur nga deklarata e bërë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, ne organizatoret e protestës së sotme si përfaqësues të Këshillave Studentore vendosëm tju paraqesin këto kërkesa:


Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë: Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.


Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.Përmiresimi i kushteve të konvikteve.Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji I arsimit të Lartë)Afati i kthimit të përgjigjes ndaj kërkesës sonë është ora 16:00 datë 06.12.2018Axhenda e protestësUniversiteti Aleksander Moisiu Durres (Spitalle) 8:30-09:0008:30 tek Mjekesia Tirane08:30 tek Shkencat e Natyres08:30 tek Inxhinieria Ndertimit08:30 tek Fakulteti Fizikes (Vasil Shanto)09:00 Juridiku dhe Ekonomiku edhe Gjuhet e Huaja bashkohen tek PoliteknikuMarshimi nis ne oren 09:30 per t’u grumbulluar ne oren 10:00 tek Ministria e Arsimit.