Në njëvjetorin e luftës, Zelensky zotohet se do të vazhdojë përpjekja për fitore

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është zotuar se do të vazhdojë përpjekja për fitore në luftë kundër Rusisë më 2023, përderisa ai dhe zyrtarë të tjerë ukrainas e shënuan të premten njëvjetorin e fillimit të pushtimit rus, të cilën Zelensky e quajti “dita më e gjatë e jetës sonë”.

Me zbardhjen e mëngjesit të një dite me përkujtime e reflektim, Zelensky pati një ton të mbrojtjes së ashpër dhe e shfrytëzoi përvjetorin për t’i përgëzuar ukrainasit për qëndrueshmërinë e tyre përballë luftës më të madhe e më vdekjeprurëse në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Presidenti tha se ukrainasit kanë dëshmuar se janë të pamposhtur në atë që e quajti “një vit me dhimbje, pikëllim, besim e unitet”, raporton agjencia “Associated Press”.

“Ne mbijetuam në ditën e parë të luftës së plotë. Nuk dinim se çfarë do të sillte e nesërmja, por qartazi kuptuam se për secilën të nesërme, duhet të luftoni. Dhe ne luftuam”- tha Zelensky në një fjalim të publikuar herët në mëngjes.

“Ishte dita më e gjatë e jetës sonë. Dita më e vështirë e historisë sonë moderne. U zgjuam herët dhe nuk kemi fjetur që nga ajo kohë”- shtoi ai.

Ukrainasit mbajtën ceremoni përkujtimore për dhjetëra mijëra të vdekurit – numër që po rritet gjatë tërë kohës, përderisa luftimet po vazhdojnë në pjesën lindore të vendit. Edhe pse e premtja e shënoi përvjetorin e parë të luftës së plotë, luftimet mes forcave të përkrahura nga Moska dhe trupave ukrainase kanë ndodhur në pjesën lindore që nga viti 2014.

htari i parë ukrainas që vdiq nga pushtimi rus
Duke pritur në radhë në kryeqytetin Kiev për të blerë pulla postare të lëshuara për këtë përvjetor, Tetiana Klimkova tha se një vit pas fillimit të luftës, ajo nuk ka mundur që ta largojë “ndjenjën se zemra po të bie vazhdimisht, po të bie dhe po lëndohet”.

Megjithatë, ajo thotë se “kjo ditë është bërë simbol për mua që kemi mbijetuar për një vit të plotë dhe do të vazhdojmë të jetojmë”. “Në këtë ditë, fëmijët dhe nipat e mbesat tona do të kujtojnë se sa të fuqishëm janë ukrainasit mendërisht, fizikisht dhe shpirtërisht”- shtoi ajo.

Lufta në Ukrainë / Raport special i CNN: Momentet më kyçe gjatë një viti lufte Rusi-Ukrainë
Një vit pas fillimit të luftës, paqja nuk shihet askund. Kina ka bërë thirrje për një armëpushim, por kjo ide është refuzuar më parë nga Ukraina nga frika se do t’i mundësonte Rusisë që të rigrupohej ushtarakisht pas pësimit të disa humbjeve në fushën e betejës. Në një letër me 12 pika, të publikuar të premten nga Ministria e Jashtme e Kinës, bëhet thirrje edhe për largimin e sanksioneve perëndimore ndaj ekonomisë ruse. Ky propozim duket joreal që në fillim, sepse vendet perëndimore janë duke punuar për t’i fuqizuar edhe më shumë sanksionet, jo për t’i lehtësuar ato.