Në një shtëpi të pabanuar Policia ka gjetur dhe konfiskuar armë dhe disa banderola të ministrisë së Shëndetësisë.

“Gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar pronë e të dyshuarit mashkull K/Serb, janë gjetur dhe konfiskuar: 2 armë gjysmë automatike, 2 AK-47, 4 granata dore, 1 gaz lotsjellës, 6 karikatorë, 142 copë fishekë, 2 radiolidhje dhe 100 copë banderola të Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në raportin e Policisë.

Bastisja ka ndodh dje gjatë paradites në fshatin Korminjan të Kaçanikut. Nuk raportohet për persona të arrestuar, transmeton ballkani.info.

Raporti i plotë i Policisë:

Gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar pronë e të dyshuarit mashkull K/Serb, janë gjetur dhe konfiskuar: 2 armë gjysmë automatike, 2 AK-47, 4 granata dore, 1 gaz lotsjellës, 6 karikatorë, 142 copë fishekë, 2 radiolidhje dhe 100 copë banderola të Ministrisë së Shëndetësisë. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti nën hetime. /Ballkani.info/