Në një minifund të kuq Melinda joshë me lëvizje provokuese

Melinda Ademi është shfaqur shumë elegante në koncertin e fundit.

Melinda Ademi është shumë e angazhuar këtë sezon veror me koncerte të ndryshme, i fundit ishte ai në qytetin e Mitrovicës.

Këngëtarja krahas paraqitjes skenike ka ‘ndezur’ publikun edhe me pamjen e saj, e veshur me një minifund të kuq ajo ka publikuar një video në Instastory ku shihet duke provokuar me të pasmet.

Sa i përket projekteve muzikore Melinda është duke shijuar suksesin e këngës së fundit ‘Pika Pika’ e cila ka arkëtuar mbi nëntë milion klikime.