I riu shqiptar që u fotografua me ish të dërguarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell në Shqipëri më në fund është identifikuar.

Ndërsa Grenell zbret nga një skaf në brigjet e Jalës, tërhoqi vëmendjen djalë i ri i cili u pa në shoqërinë e Grenell.

Bëhet fjalë për kosovarin Adrian Krasniqi i cili është djali i biznesmenit, Osman Krasniqi. Ky i fundit njihet për lidhjet e ngushta miqësore me familjen e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Kujtojmë se disa kohë më parë Adrian Krasniqi tërhoqi vëmendjen e mediave në Shqipëri pasi u pa krah Tiffany Trump në Mykonos të Greqisë.

Djaloshi nga Prishtina, kishte vazhduar të takohet në “Shtëpinë e Bardhë” me dhëndrin e ish presidentit Donald Trump. Në fundvitin e kaluar, Michael Boulos, i dashuri i Tiffany Trump, vajzës së ish presidentit të ShBA-së, Donald Trump, realizoi një vizitë në Kosovë, që po ashtu ishte i shoqëruar nga Adriani.

I riu nga Prishtina jeton dhe vepron në Londër, ku edhe ka të përfunduar shkencat politike dhe ka ambicie për t’u bërë një “lider” i ardhshëm. Ai poston shpesh fotografi nga Shtëpia e Bardhë nën shoqërimin e dhëndrit të presidentit Trump.