Në mesnatë, Policia ndalon një veturë Smart në Prishtinë, gjen një revole dhe fishekë

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivish zyrtatët e stacionit policor Qendra, sot rreth orës 03:00, në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë, në pikë kontrolli kanë ndaluar një veturë të tipit Smart, në të cilën gjendeshin dy persona.

Pas një kontrolli të detajuar që u është bërë personave dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj:

-një (1) revole të tipit EKOL , si dhe
-3 fishekë.

I dyshuari ( pasagjer në veturën e sipërshënuar)

-F. O. mashkull 50 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.