Foto

Në mes të rrethimit, Palestina luajti ndeshje kualifikuese për Kampionatin Botëror, ata dolën në fushe me shallet tradicionale

Futbollistët e Libanit dhe Palestinës barazuan (0-0) në xhiron e dytë të kualifikimeve aziatike për Kupën e Botës.

Për shkak të situatës së luftës, ndeshja u luajt në Emiratet e Bashkuara Arabe (Sharjah) pa praninë e shikuesve dhe pavarësisht dominimit të palestinezëve dhe disa rasteve të mira, fitues nuk pati.

Para fillimit të ndeshjes, palestinezët dolën në fushë me pajisje “ekstra”, dhe bëhet fjalë për të ashtuquajturat ‘Keffiyeh’ – shall tradicional nga ky vend.

Për palestinezët, ky shall është simbol i rezistencës dhe luftës për liri, dhe ata e shfrytëzuan rastin për ta prezantuar në këtë ndeshje, e cila filloi me një minutë heshtje në kujtim të atyre që vdiqën gjatë rrethimit izraelit të Gazës.

Ndryshe, dy përzgjedhjet më të mira nga secili grup do të kalojnë në raundin tjetër të kualifikimit. Në këtë grup u luajt edhe ndeshja mes Australisë dhe Bangladeshit, në të cilën australianët fituan 7-0. /Telegrafi/