Në Mbretërinë e Bashkuar në një ditë të vetme vdesin 953 njerëz nga COVID-19

Në Mbretërinë e Bashkuar në një ditë të vetme kanë vdekur 953 njerëz.

866 persona kanë vdekur në Angli në 24 orët e fundit, 48 në Skoci, 29 në Uells dhe 10 në Irlandën Veriore. Pra gjithsej 953 njerëz kanë vdekur në 24 orët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar.

Më shumë se 1.6 milion raste të coronavirusit janë raportuar në botë deri më tani.

97.602 njerëz kanë vdekur, ndërsa 366.671 njerëz u shëruan.

Më të prekurat janë SHBA – 475.445 të infektuar. Spanja ka 157.446 persona të infektuar, Italia 143.626, Gjermania me 119.523 të infektuar dhe Franca me 117.749 infeksione.

Shumica e njerëzve vdiqën në Itali, 18.227, pastaj 17.061 në Shtetet e Bashkuara, 15.238 në Spanjë dhe 12.210 në Francë.