Në Maqedoninë e Veriut shënohen 5 viktima të reja nga COVID 19

Maqedonia e Veriut ka regjistruar bilancin më të rëndë që nga paraqitja e koronavirusi duke shënuar 5 viktima të reja.

Me këtë numri i vdekurve ka arritur në 17. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, 2 persona kanë ndërruar jetë në Kumanovë dhe nga 1 në Shkup, Strugë dhe Veles.

Dy prej tyre kishin vdekur para dy ditëve, por rezultatet e kryera gjatë ditës së shtunë kanë treguar se ata ishin të infektuar me COVID-19.

Nga 414 teste të kryera për koronavirus, 53 kanë rezultuar pozitiv duke e çuar numrin e të infektuarve në 483 persona. Më së shumti të infektuar janë regjistruar në Shkup 13 pastaj në Strugë 14, në Kumanovë 8 dhe të tjerët nëpër qytetet tjera. Deri më tani në nivel të shtetit janë kryer 4920 teste kurse 20 persona janë shëruar.

Koronavirusi ka të ngjarë të përfundojë në një formë të imunitetit kolektiv, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe duke paralajmëruar valë më të madhe të të infektuarve.

Sipas tij, me rëndësi është që kontrollohet rritja e rasteve të reja, në mënyrë që sistemi shëndetësor të mund të kujdeset për të gjithë pacientët. Ai gjithashtu ka kërkuar nga qytetarët kujdes të madh, gjithashtu edhe për shëndetin e tyre mendor gjatë krizës me Covid-19.

“Qytetarët duhet të dallojnë mitet nga faktet. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në këtë kohë krize. Të shkëmbejnë informacione të sakta, për tu informuar në lidhje me mbrojtjen e besueshme nga Covid-19 nga burime të besueshme, ka shkruar Ministri Filipçe në profilin e tij në Facebook.

Ora policore të shtunën dhe të dielën është në fuqi nga ora 16.00 deri në orën 05.00 ndërsa në qytetin e Kumanovës ajo do vlejë pandërprerë deri të hënën në orën 05.00 për shkak të gjendjen së rëndë pasi të premten në spitalin e këtij qytetit 11 punonjës shëndetësor kanë dalë pozitiv me COVID 19

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar sërish shkelje të shumta të orës policore përkundër masave të përforcuara. Sipas raportit të MPB-së, 1.322 persona janë ndalur jashtë shtëpive të tyre. Policia ka njoftuar për masa ndaj tyre që përfshijnë gjoba dhe kallëzime penale. Ndaj 25 personave janë ngritur masa kundërvajtëse për shkak të gjuhës së urrejtjes ndaj personave të prekur me Covid 19.

“Janë arrestuar gjithsej 519 persona, janë paralajmëruar 223 persona dhe për pjesën tjetër janë marrë të dhënat dhe do të pasojnë masa shtesë. Shumica e njerëzve janë nga rajoni iShkupit Gjithsej kemi 483 kallëzime penale dhe për 73 persona njoftimengritur kallëzime penalenë Prokurorinë Themelore Publike”, ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.