Pandemia

Në Maqedoni të Veriut 28 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 28 të vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 450 raste të reja me koronavirus.

Numri total i të vdekurve në Maqedoni të Veriut që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 4742, ndërsa i të infektuarve në 151.122. Në 24 orët e fundit janë shëruar 1001 pacientë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 130.910. Janë 15.470 raste aktive.