Në Maqedoni, 11 të vdekur e 347 raste të reja me COVID-19

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të shtunën 11 viktima si pasojë e COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2.799.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi njoftoi edhe për 347 raste të reja të të infektuarve si dhe për 378 të shëruar.

Raporti i Ministrisë i referohet testimit të 2,013 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë të këtij vendi.

Që nga paraqitja e rastit të parë të infektimit me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, janë diagnostikuar 90.471 persona. Prej tyre 11.269 raste janë ende aktive ndërsa 76.423 persona janë shëruar.