Shefi i diplomacisë

Në Luginë vendosen billbordet “Gent Cakaj nderi i Preshevës dhe Bujanocit”

Në Luginën e Preshevës janë vendosur billobordë në nderim të ministrit në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakajn.

Sot kudo, në disa pjesë u panë billbordat me imazhin e Cakajt në Luginë, e për këtë ai thotë ndjehet tejet falenderues.

Ndryshe, ky veprim i shqiptarëve të Luginës vjen edhe pas refuzimit e Serbisë, pasi që qeveria serbe, refuzoi Kuvendin Komunal të Bujanocit që Cakaj të shpallet “Qytetar Nderi”.

“Faleminderit nga zemra Luginë për vlerësimin e punës së përbashkët! Puna me ju, përtej një detyrimi institucional, ka qenë nderi i jetës sime.

Shihemi së shpejti në hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegj”, shkruan Cakaj në FB.