Në luftimet në Nagorno-Karabakh vdes kampioni armen në peshëngritje

Në luftimet në Nagorno-Karabakh ka vdekur kampioni i shumëfishtë nacional i Armenisë në peshëngritje, Tatul Harutyunyan, raportojnë mediumet armene.

Federata Armene e Peshëngritjes ka njoftuar në Facebook për vdekjen e Harutyunyan.

“Me pikëllim të thellë informojmë se gjatë luftërave të ashpra në Artsakh ka vdekur një anëtar i APF-së, kampioni i shumëfishtë i Armenisë dhe shoku i mirë Tatul Harutyunyan”, ka shkruar federata.