Në librin e saj, Merkel do shpjegojë me fjalë të thjeshta vendimet e vështira që ka marrë

Ish-kancelarja Angela Merkel dëshiron të botojë kujtimet e saj politike në një libër. Libri do të botohet në vjeshtën e 2024, por për shkak të interesit të lartë, për të ka nisur të flitet që herët.

Sipas shtëpisë botuese “Kiepenheuer & Witsch”, Merkel dëshiron të përfshijë në të vendimet më të vështira që ka marrë dhe situatat kyçe të karrierës së saj politike.

Ideja është që Merkel dëshiron t`i shpjegojë me një gjuhë të thjeshtë, për të qenë të kuptueshme edhe për publikun e gjerë.

Ish-kancelarja gjermane do t`i përmbledhë kujtimet e saj me ndihmën e këshilltares politike Beate Baumann që e ka shoqëruar gjatë viteve të drejtimit.

Angela Merkel u largua nga posti dhjetorin e kaluar pas gjashtëmbëdhjetë vitesh si kancelare.

Sipas Kiepenheuer & Witsch libri do të promovohet njëkohësisht në Gjermani, SHBA, Kanada, Britaninë e Madhe dhe vende të tjera.