Në Kuvend i çmend të gjithë, por Duda e bën këtë veprim në kohën e Ramazanit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komunitetet joshumicë, Duda Balje, në një intervistë ka folur edhe për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ajo ka bërë të ditur se është besimtare e devotshme dhe e agjëron Ramazanin.

“Unë jam besimtare e devotshme. Ramazanin e agjëroj me plot kënaqësi dhe lumturi.”, ka thënë Balje.

Në intervistën dhënë për Reporteri.net, deputetja Balje ka folur edhe për tema të tjera, siç janë vota e saj për Qeverinë Kurti, përplasjet që kishte me Adriana Hoxhiq, për ligjin për konfiskimin e pasurisë së jashtëligjshme, etj..