Në Kroaci rekord ditor i rasteve me koronavirus

2 mijë e 421 raste të reja me Covid-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kroaci, që është rekord ditor.

Autoritetet kroate kanë njoftuar se në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19 kanë vdekur tetë persona, duke çuar shifrën totale të vdekurve në 437.

Ndërsa në Slloveni janë regjistruar 1 mijë e 675 raste të reja me koronavirus.

Po ashtu në 24 orët e fundit kanë vdekur pesë pacientë si pasojë e COVID-19.