Në Komoran mbahet festivali për fëmijë ‘Lumi’na Fest’

‘Lumi’na Fest-Mikrofoni i Artë’ quhet festivali i fëmijëve, që është mbajtur sot në Komoran.

Në këtë festival, kanë marrë shumë fëmijë, të cilët kanë garuar dhe kanë treguar talentin e tyre, në këngë, shkruan Ballkani.info.

I financuar nga MKRS, ky festival u organizua nga Avdi Gashi, Enver Hoxha, Shefki Salihu, Blerim Gashi, Alban Bytyqi, Arta Rejla e Nebih Shala.

Ky festival do të mbahet vetëm gjatë ditës së sotme, ku do ndahen edhe çmimet.