Në Klinë 4 punëtorëve te QKMF “Nëna Tereza” do t’u ulet paga për neglizhencë të punës

Edhe pse tashme pothuajse çdo institucion në Kosovë ka kamera, ku mund të kontrollohen nga njerëzit përgjegjës për këtë punë, nuk janë të rralla rastet kur nëpër institucionet e Kosovës ka ankesa për mosrespektimin e punës.

Një gjë e tillë siç duket ka ndodhur edhe në Klinë, ku Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Klinës, Hekuran Sejdiu, përmes një postimi në facebook ka thënë se mbrëmë i ka kontrolluar kamerat në QKMFN-në “Nëna Tereza”, dhe ka parë shumë parregullsi, ku punëtorët kanë neglizhuar punën.

Ai madje ka thënë se do të bëhen zbritje në rrogat e 4 prej punëtoreve si dhe do të merren masa për dy të tjerë.

“Sot rreth ores 21:00 pa paralajmërim vizitova QKMFN-në “Nënë Tereza”, nga sistemi kamerave por edhe në komunikimi më pacienta pranova vërejtje për neglizhencë në punë, ekspozim të punëtorve në oborrin e objektit dhe jo në vendin e punës etj. Do të merren masa menjëherë me zbritje të rrogës për 4 punëtor dhe masa të tjera për 2 të tjerë”, ka shkruar ai në Facebook.