Kosova

Në këto data nxënësit kosovar do ta kenë pushim

Bazuar në Ligjin për festat zyrtare në Kosovë dhe Kalendarin për vitin shkollor MASHT përmes një komunikate për media njofton të gjitha institucionet arsimore se me rastin e Krishtlindjeve Katolike, data 25 dhjetor 2018 do të jetë ditë pushimi.

Po ashtu, ditë pushimi do të jenë edhe datat 1 dhe 2 janar 2019 me rastin e festës së Vitit të Ri, si dhe me 7 janar 2019 për nder të Krishtlindjeve Ortodokse.

Për institucionet e arsimit parauniversitar, periudha e parë e vitit shkollor përfundon me datën 28 dhjetor 2018 dhe periudha e dytë fillon më datën 14 janar 2019.

Ndërsa, institucionet parashkollore pushojnë konform Ligjit për festat zyrtare (25 dhjetor 2018, 1, 2 dhe 7 janar 2019).