Në këtë orë pritet të dalin rezultatet e 70 pacientëve të dyshuar, kaq prej tyre janë me simptoma më të rënda

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike do të publikojë sonte në orën 19 mostrat e 70 personave që janë marrë për t’u testuar nëse janë prekur nga koronavirusi. Në mesin e tyre dy raste janë më të rënda për të cilat dyshohen se mund të kenë COVID-19.

Në orën 19 do të dihet nëse numri i të prekurve në Kosovë do të mbetet 5 me koronavirus. Në mbrëmjen e sotme dalin rezultatet edhe të 70 personave që u janë marrë mostrat për të vërtetuar nëse janë prekur me COVID-19. Në mesin e personave që janë testuar janë ata që kanë qëndruar me pesë pacientët që kanë dalë se kanë virusin korona.

Burime të Express kanë thënë se në mesin e 70 personave te dy janë të theksuara më shumë simptomat e virusit dhe mund të dalin pozitiv.