Në këtë orë ministri i Jashtëm i Italisë do të mbajë fjalim në Kuvendin e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, do të vizitoj nesër Kosovën.

Ai do të takohet edhe me kryekuvendarin, Glauk Konjufca.

Ndërsa, nesër do të mbahet edhe një seancë e veçantë e Kuvendit të Kosovës.

Në seancë, deputetëve do t’i adreohet ministri italian, Luigi Di Maio.

Adresimi i tij do të bëhet në orën 17:30.

Agjenda e plotë e Konjufcës:

Agjenda e kryekuvendarit Konjufca për datën 22 qershor 2021 / Seancë e veçantë e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio

Koha: 16:55

Vendi: Kabineti i Kryetarit

Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit

Seancë e veçantë e Kuvendit

Rendi i ditës


Adresimi i ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Koha: 17:30

Vendi: Kuvendi i Kosovës

Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës

Gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit.​