Mamusha është komuna e vetme në Kosovë e cila zyrtarisht ka vetëm një person të infektuar me koronavirus.
Deri më tani në këtë komunë me COVID-19 janë infektuar 42 persona, prej tyre 37 janë shëruar, ndërsa 4 kanë vdekur.
Sipas të dhënave zyrtare të IKSHPK-së, në Komunën e Parteshit, Kllokotit, Ranillugut, Shtërpcës, Zveçanit dhe Leposaviqit nuk ka asnjë rast aktiv me koronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë rezultuar 157 raste me COVID-19.







